Ibrahimovic befason në televizionin italian, prezanton emisionin e tij televiziv me të qeshura në studio

  • S.A /
  • 22 November 2022 - 13:54
Ibrahimovic befason në televizionin italian, prezanton emisionin e tij televiziv me  të qeshura në studio

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic e ka prezantuar Striscia La Notizia, një emision shumë popullor televiziv në Itali, të hënën. “Nuk jam nervoz, por mund të ju kuptoj juve për shkak se Ibra është këtu. 41 vjeçari nuk është i ri në prezantimin e kohë pas kohshme të emisioneve në Itali teksa vitin e kaluar ishte shfaqur edhe në Festivalin e San Remos. Këtë herë, ai ishte një nga prezantuesit e Striscia La Notizioa, që është emisioni më i popullarizuar satirik në Itali, transmeton "Kosova Sot Online". Emisioni  transmetohet në Canal 5.

“Nuk jam nervoz, por unë ju kuptoj për shkak se Ibra është këtu”, tha ai. Ibrahimovic mori pjesë në skenën e quajtur “Freed from desire” e cila është edhe kënga zyrtare e titullit që e fitoi Milan në sezonin 2021/22.

Ai është “pritur” nga një aktor që imitonte ish shokun e tij të skuadrës Andrea Pirlo dhe trajnerin italian Antonio Conte me të cilin Ibra do të përballet me të në Ligën e Kampionëve kur Milani do të luan në shkurt kundër Tottenhamit. Pirlo është i njohur me humorin e tij që bën në Milan, por Ibra i kujtoi atij që “një ditë ai bëri një dhe ai ju bashkua Juventusit”. Ish ylli i Interit dhe Manchester United po ashtu ka folur për biografinë e tij “të pamposhturit” që e ka shkruar në bashkëpunim me gazetarin e Gazetta dello Sport, Luigi Garlando. “Kapitulli imë më i mirë në këtë libër është ai me Minon (Raiola, ish agjenti i tij(“, tha Ibra. “Ai ishte shumë i rëndësishëm për mua dhe ende me mungon. Familja është gjëja më e shtrenjtë, ju mbron juve dhe ju bën më përgjegjësi. Sapo të bëheni një mashkull me një djalë e kuptoni së sa e rëndësishme është kjo”.

(Kosova Sot Online )