Lautaro po ankohet për gabimete para serioze të Argjentinës

  • S.A /
  • 22 November 2022 - 15:09
Lautaro po ankohet për gabimete para serioze të Argjentinës

Lautaro Martinez ka pranuar që Argjentina është “lënduar” pasi humbjes shokuese nga Arabia Saudite në Botërorin e 2022, transmeton "Kosova Sot Online".

Argjentina pësoi humbje shokuese nga Arabia Saudite në Botërorin e Katarit kundër Arabisë Saudite të martën. Lionel Messi shënoi për rezultat 1-0 pas 10 minutave lojë nga penalltia derisa skuadra e Scalonit shënoi edhe tri të tjera por që u anuluan për shkak të pozitës jashtë lojë. Megjithatë, Arabia Saudite arriti që të kthehet duke shënuar dy gola brenda pesë minutave duke i kushtuar kështu me humbje Argjentinës. “Kjo dhemb shumë, Ne kemi pasur shumë shpresa që ta fillojmë Botërorin me fitore. Ne humbëm për shkak të gabimeve tonë, sidomos në pjesën e dytë”, tha Martinez para gazetarëve pas humbjes. “Ka disa detale që bënë dallimin dhe ne duhet t’i përmirësojmë gabimet tonë. Në pjesën e parë ne mund të kishim shënuar më shumë së një gol, por ky është Botërori dhe ne tani duhet t’i luajmë dy finale të mbetura”.

Argjentina është konsideruar favorit para Botërorit por tani ata duhet të punojnë shumë që të kualifikohen në 1/8-ën e finales. Skuadra e Scalonit do të luan kundër Meksikës dhe Polonisë në Grupin C dhe duhet të përmirësohet shumë nëse dëshirojnë ta kalojnë grupin. Argjentina e ka humbur një ndeshje Botërori kur ka shënuar e para për herë të parë në Botërorin e vitit 1958 kundër Gjermanisë, derisa kjo është hera e parë që ata humbasin kur avancojnë në pjesën e parë që nga finalja kundër Uruguait më 1930. Albiceleste do të punojë që të kthehet të fitorja në ndeshjen e dytë ku do ta luan kundër Meksikës të shtunën.

(Kosova Sot Online )