Vazhdohet kontrata, Guardiola edhe dy vite me Manchester City

  • S.A /
  • 22 November 2022 - 15:25
Vazhdohet kontrata, Guardiola edhe dy vite me Manchester City

Pep Guardiola ka, sipas The Athletic, ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me kampionët e Premier Ligës, Manchester City, transmeton "Kosova Sot Online".

Trajneri katalunas është me skuadrën nga Etihad prej vitit 2016 – duke fituar katër herë titullin e ligës, një FA Cup dhe dy Liga të kupës gjatë kësaj kohe – por tani është në 12 muajt e fundit të kontratës së tij me klubin.

Ka pasur frikë që fituesi i disa titujve me City, që nuk ka shërbyer kurrë kaq gjatë në një post si menaxher do të largohet, por The Athletic raporton sot se ai ka arritur marrëveshje që të qëndrojë deri më 2025 – me një strukturë fillestare të kontratës që ta zgjat për një vit dhe një tjetër sipas dëshirës.

Guardiola është pyetur kohëve të fundit për planet e së ardhmes, kur ishte afër skadimit të kontratës. “A do të qëndrojë këtu edhe për shtatë vjet? Jo, nuk mendoj kështu. Është vështirë të gjej diçka çfarë kam gjetur këtu si menaxher. Të jesh menaxher për një kohë të gjatë ju duhet të keni mbështetje. Por, klubet e mëdha, pjesë e suksesit të menaxherit është kryetari, drejtori sportiv sidomos, CEO dhe njerëzit që janë këtu”.

City për momentin është duke pushuar nga garat për shkak të Botërorit por do të kthehet në aksion më 22 dhjetor ku përballët në Carabao Cup, para se të luajë kundër Leeds gjashtë ditë më vonë në Premier Ligë.

(Kosova Sot Online )