Messi pas debaklit të Argjentinës: 'Kjo është një goditje e rëndë për ne, nuk e prisnim'

  • A.P /
  • 22 November 2022 - 18:34
Messi pas debaklit të Argjentinës: 'Kjo është një goditje e rëndë për ne, nuk e prisnim'

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka folur pas humbjes tronditëse nga Arabia Saudite (2:1).

Argjentina e mbylli pjesën e parë me një epërsi që ia solli Messi me një gol nga gjuajtja e lirë, por në pjesën e dytë pasoi një kthesë e bujshme.

"Nuk ka justifikime. Duhet të jemi më të bashkuar se kurrë. Ky grup është i vështirë dhe loja jonë e tregoi këtë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Ne nuk kemi qenë në këtë situatë për një kohë të gjatë dhe ky është momenti i duhur për të treguar se çfarë vlejmë. “tha Messi dhe shtoi:

"Kjo është një goditje e rëndë për ne, ne nuk e prisnim këtë lloj fillimi të garës. Ne duhet të përgatitemi për atë që po vjen dhe të fitojmë."

Argjentina tani do të duhet të luajë kundër Meksikës (26 nëntor) dhe Polonisë (30 nëntor).

Për Messin ky është kampionati i fundit në të cilin luan.

(Kosova Sot Online)