Meksika dhe Polonia barazojnë në kuadër të Grupit C

  • A.P /
  • 22 November 2022 - 19:16
Meksika dhe Polonia barazojnë në kuadër të Grupit C

Meksika dhe Polonia kanë luajtur baras në kuadër të Grupit C të Kampionatit Botëror, në një ndeshje ku Ochoa ishte heroi kurse Lewandowski fytyra tragjike.

Kombëtarja e Meksikës dhe ajo e Polonisë janë ndarë baras, me rezultatin 0:0.


Ndeshja mund të kishte verdikt krejtësisht tjetër, nëse Robert Lewandowski do të shënonte nga penalltia. Por, penalltinë e polakut e priti Ochoa.

Me këtë barazim, Polonia dhe Meksika marrin nga një pikë dhe e lënë me shumë shpresë kombëtaren e Argjentinës, ndonëse edhe fitorja e ndonjërës s’do t’ia mbyllte gjasat.

Pas këtij barazimi, tabela e grupit C sheh Arabinë Saudite si lidere me tri pikë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, kurse Meksika dhe Polonia kanë nga një pikë.

Argjentina e Lionel Messit është në pozitën e fundit, pa pikë. Deri në fund të grupit, secila kombëtare do t’i luajë edhe nga dy ndeshje

(Kosova Sot Online)