Futbollisti amerikan Weah merr urimet nga Pele për golin e bukur kundër Wales

  • S.A /
  • 23 November 2022 - 11:45
Futbollisti amerikan  Weah  merr urimet nga Pele për golin e bukur kundër Wales

Golashenuesi i shkëlqyer amerikan Weah urohet nga Pele për golin fantastik  kundër Wales. Sulmuesi legjendar i shkroi atij edhe në Instagram, transmeton "Kosova Sot Online".

Goli me të cilin SHBA barazoi 1-1 në Botëror në ndeshjen e parë të Botërorit, jo vetëm që ndihmoi SHBA që të marrin një pikë në fillim të turneut por është rënë në sy të njërit prej legjendave më të mëdha të futbollit, Pele.

Pas përfundimit të ndeshjes, Weah postoi golin e tij në Instagram me mesazhin “emocione të përziera”. “Ky gol ishte për SHBA, ishte për Liberinë, ishte për Xhamajkën, ishte për familjen time”, shtoi ai. Ai u urua nga shokët e tij të skuadrës dhe Mbreti.

Disa shokë të skuadrës së Weah dhe ish lojtarë amerikanë e uruar atë, përfshirë  Antonee Robinson dhe DeAndre Yedlin, si dhe ish sulmuesi Jozy Altidore dhe Eddie Johnson. Madje edhe shokët e tij të Lile dhe Rafael Leao e uruan atë, ashtu sikurse sulmuesi Moise Kean, por edhe kosovari Edon Zhegrova.  Por kishte një koment që ra në sy në të gjitha ato komente që i bënë 22 vjeçarit dhe ai ishte i Peles. “Urime! Ishte një gol i bukur”, shkroi Pele. “Vazhdo të ëndërrosh, ëndrrat bëhen realitet”. Ai menjëherë ju kundërpërgjigj futbollistit legjenda. “Faleminderit Papa Pele”, shkroi Weah. “Është bekim dhe një nder ta marrë një mesazh të tillë inspirues nga vet Mbreti! Faleminderit për të gjitha që keni bërë për botën dhe për neve të rinjtë me ngjyrë. Përqafime të mëdha”. Në fakt, lojtari i fundit që shënoi kundër Walesit në një Botëror ishte Pele në çerekfinalen e Botërorit të vitit 1958. Prej atëherë, Walesi nuk ka arritur të shkojë në ndonjë Botëror. Ndeshja e radhës e SHBA është të premten, më 25 nëntor, kundër skuadrës së fuqishme të Anglisë, të cilët e shkelën Iranin duke e mposhtur me rezultat 6-2

(Kosova Sot Online )