Hapet oferta serioze, Manchester United del në shitje

  • S.A /
  • 23 November 2022 - 13:13
Hapet oferta serioze, Manchester United del në shitje

Sipas të gjitha gjasave dhe paralajmërimeve, familja Glazer duket se janë të hapur për ta shitur klubin e Manchester United, transmeton "Kosova Sot Online".

Pak orë pasi që klubi ndau rrugët me figurën e tyre historike Cristiano Ronaldo, pronarët e Manchester United kanë lajmëruar se ata janë duke shikuar për alternativa strategjitke për ta forcuar klubin dhe nëse ka interes këtu mund të përfshihet edhe shitja e tërësishme e klubit.

Manchester United ka në pronësi familjen Glazer prej vitit 2005, por ata janë duke u përballur me kundërshtime për pronësinë e tyre, sidomos pasi që klubi është futur në borxhe të mëdha pasi ata aplikuan blerjen e levave financiare të tyre.

Manchester United lëshoi një deklaratë nga Glazers. Të martën, Manchester United dhe familja Glazer lajmëroi që bordi i klubit ka filuar procesin e eksplorimit për strategji alternative, një proces që është krijuar për të rritur klubin e Manchesterit në të ardhmen, me qëllim përfundimtar që ai të rritet si në paraqitjet sportive ashtu edhe komerciale. “Si pjesë e këtij procesi, bordi do të konsideron të gjitha alternativat strategjike, përfshirë investimet e reja në klub, shitjen dhe transaksionet e tjera që involvojnë kompaninë”. Manchester United mund të shitet për më shumë se 2.5 miliard funte britanike, një çmim që e kishte edhe Chelsea muaj më parë. Jim Ratcliffe, një miliarder britanik kishte shprehur interesim në të kaluarën për ta blerë këtë skuadër, por komentet e tij të fundit thonë se familja Glazer refuzonin t’ia shisnin atij klubit, por tani situata mund të jetë ndryshe. “Ne do të vlerësojmë të gjitha opsionet për t’u siguruar që ato i shërbejnë tifozëve të Manchester United, që të maksimizohet rritja e klubit tonë sot dhe në të ardhmen. Gjatë tërë këtij procesi ne do të mbesim tërësisht të fokusuar në shërbim të interesave më të mira të tifozëve tonë, aksionarëve dhe hisedarëve të ndryshëm”, janë shprehur familja Glazer në këtë deklaratë. Para Botërorit edhe një klub tjetër anglez doli në shitje dhe ai është klubi më i trofshëm anglez, Liverpool.

(Kosova Sot Online )