Befasia e Katarit , Carlo Ancelotti po e mbështet Kanadanë në Kampionatin Botëror

  • S.A /
  • 23 November 2022 - 13:30
Befasia e Katarit , Carlo Ancelotti po e mbështet Kanadanë në Kampionatin Botëror

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka befasuar shumë kënd kur ai ka thënë se do të jetë tifozë i Kanadasë në Botërorin e Katarit, transmeton "Kosova Sot Online". 

Derisa fliste për Rai Radio Uno në prill, Ancelotti konfirmoi së cilin vend është duke e përkrahur në Botëror.

“Në Botëror do të bëj tifo për Kanadanë, ata kanë munguar për disa vite dhe janë shtëpia ime e dytë. Presidenti i Federatës së Kanadës është nga Abruzzo, kështu që unë do të bëjë tifo për Kanadanë”, tha Ancelotti.

Ai të njëjtën e tha edhe për Prime Video që ndonjë ditë ndoshta do të jetë trajner i Kombëtares së Kanadasë.

“Po, mund të jetë një Kombëtare, por është herët tani. Sigurisht jo për këtë Botëror. Botërori i 2026, ose jo? Mund të ndodh. Nëse është Kanada, pse jo? Më pëlqen kjo, natyrisht. Kanada ia ka dalë shumë mirë”.

Ancelotti është i martuar me Mariann Barrena McClay, një ekonomiste kanadeze, një tjetër arsye pse ai ta mbështesë skuadrën e John Herdman.

Kanada ka një punë të madhe para vetës në Botëror, pasi që është shortuar në grup me Belgjikën, Kroacinë dhe Marokun. Një rezultat i mirë me Belgjikë mund t’i ndihmojë ata që të kalojnë fazën e grupeve dhe të arrin në 1/8-ën e finales. 

(Kosova Sot Online )