Sulmuesi veteran i Milanit me plotë lavdata po ngritet në qiell

  • S.A /
  • 23 November 2022 - 13:36
Sulmuesi veteran i Milanit me plotë lavdata po ngritet në qiell

Mediat italiane e kanë çuar në qiell sulmuesin veteran të Milanit, Olivier Giroud pas dy goleshit të tij për Francën në fitoren 4-1 të kësaj Kombëtare kundër Australisë në Botëror, transmeton "Kosova Sot Online".  La Gazzetta dello Sport ishte e impresionuar me punën e Giroud, duke theksuar se dy golëshi i tij ishte kundërpërgjigje për dështimin e tij që të shënojë në Botërorin e Rusisë më 2018. Vëmendje i është kushtuar edhe përpjekjes së tij për të shënuar gol me revoshatë dhe faktin që ai tani është barazuar me shënimin e golave me golashënuesin më të mirë te të gjitha kohërave, Thierry Henry.

Corriere dello Sport i ka dhënë eho kundërshtarëve të tyre, duke uruar Giroud për nuhatjen e tij për gol dhe lidhjen e tij me Theo Hernandez, shokun nga Milan gjatë golit të tij të dytë.

Notat e Giroud sipas gazetave italiane:

Gazzetta dello Sport: 8

Corriere dello Sport: 7

Corriere della Sera: 8

Tuttosport: 8

(Kosova Sot Online )