Kroacia si nënkampioni i deritashëm i Botës e fillon Botërorin me barazim

  • S.A /
  • 23 November 2022 - 13:41
Kroacia si nënkampioni i deritashëm i Botës e fillon Botërorin me barazim

Nënkampioni i Botës në futboll, komnbëtarja kroate,  e ka filluar me barazim 0-0 Botërorin e Katarit, me Marokun që patën një lojë të mirë kundër kroatëve. Kjo ishte ndeshja e parë në Grupin F, ku pos Kroacisë e Marokut gjendet edhe Belgjika dhe Kanadaja, transmeton  "Kosova Sot Online".

Kroacia nuk ka arritur të bëjë shumë kundër Marokut në ndeshjen e parë hapëse të Botërorit Katari 2022.

Kroatët dhe marokenët ishin të barabartë në këtë ndeshje dhe rezultati ishte fer, si për njërën ashtu edhe për tjetrën skuadër.

Pjesa e parë filloi e qetë me rastin e parë në ndeshje që u shënua nga kroati Ivan Perisic që lansoi një goditje të fuqishme nga largësia në minutën e 17-të. Kroacia rrezikoi Marokun edhe në fund të pjesës së dytë me anë të Nikola Vlasic por Boni devijoi topin dhe shpëtoi Marokun nga pësimi i golit. Edhe Modric pati një mundësi për të shënuar në minutën e dytë të pjesës së parë por topi ishte mbi shtyllë të portës së Marokut. Maroku rrezikoi shumë Kroacinë në minutën e 51-të me anë të Noussair Mazraoui  që gditit me kokë por topi u mbrojt nga Dominik Livakovic, i cili bëri një pritje brilante. Minutat e fundit të ndeshjes ishin më të mira për kroatët të cilët tentuan më shumë për gol, derisa Maroku tentonte të dilte përpara në kundërsulme. Por, raste konkrete nuk pati dhe ndeshja përfundoi me rezultatin më të merituar të mundshëm në këtë ndeshje.

(Kosova Sot Online )