Gjermania nuk pajtohet, e dërgon në CAS vendimin e FIFA-së për shiritin “One Love”

  • S.A /
  • 24 November 2022 - 08:52
Gjermania nuk pajtohet, e dërgon  në CAS vendimin e FIFA-së për shiritin “One Love”

Komëtarja  gjermane e  ka  apeluar  në CAS vendimin e FIFA-së për shiritin “One Love”. Vendimi lidhur me apelin  mund të merret sonte në mbrëmje dhe shiritat do të mund të vendosen në krahët e kapitenëve që kanë kërkuar një gjë të tillë, transmeton "Kosova Sot Online".

Gjermania është njëra prej skuadrave që ka dashur ta vendosë shiritin që është si shenjë mbështetje për personat e LGBTQ+, e ku përpos tyre Holanda, Belgjika, Franca, Walesi, Anglia, Norvegjia dhe Zvicra po ashtu janë pajtuar që kapitenët e tyre do ta vendosin shiritin e kapitenit me flamurin e ylberit.Megjithatë, FIFA ndërhyri dhe kërcënoi lojtarët që do të ndëshkohen nëse do të vendosnin një shirit të tillë. Anglia u tërhoq dhe atë nuk e vendosi Harry Kane në ndeshjen kundër Iranit, por federata gjermane nuk është ndaluar për ta vendosur atë, kështu që ata e kanë apeluar atë me urgjencë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) për t’i kthyer gjërat në anën tjetër dhe shiriti të vendoset nga kapiteni i tyre. Vendimi mund të merret në orët e para të mbrëmjes së të enjtes, megjithatë FIFA ka thënë se nuk ka bazë legale për ndryshimin e vendimit, CAS janë ata që do ta dhënë fjalën përfundimtare dhe të vendosë se a mund të vendoset apo jo shiriti i kapitenit. REWE ndërpret sponsorizimin për Gjermaninë shkaku i këtij shiriti. Botërori i Katarit tashmë i ka kushtuar kombëtares gjermane, madje edhe para se lojtarët të luajnë ndeshjen e parë në fushë. REWE group, një kompani simotër e Der Touristik – grupit të dytë më të madh të turizmit në Europë – ka lajmëruar se do ta ndërprejnë sponsorizimin për Federatën Gjermane të Futbollit. “Për ne, futboll do të thotë, ndër të tjera, ndeshje fer, tolerancë dhe solidaritet dhe ne qëndrojmë para këtyre vlerave”, ka thënë Lionel Souque, CEO i REWE. 

(Kosova Sot Online )