Ylli i PSG-s, braziliani Neymar godet tifozët e Serbisë

  • S.A /
  • 25 November 2022 - 09:39
Ylli i PSG-s,  braziliani  Neymar godet tifozët e Serbisë

Kombëtarja e Brazilit, përveq se  e mposhti mbrëmë Serbinë me rezultat 2:0 në ndeshjen e xhiros së parë në Kupën e Botës, nuk ka kaluar edhe pa provokime të ndërsjella mes tifozve dhe futbollistëve me ekipin serb. Edhe futbollisti brazilian Neymar provokoi tifozët serbë natën e mbrëmshme duke i injoruar ata me fjalët “S’po ju dëgjoj”, transmeton "Kosova Sot Online".

 Neymar ishte prej lojtarëve më të fauluar dhe më i padëshiruari edhe nga tifozët serbë. Futbollisti i i PSG-së madje u largua nga ndeshja me një lëndim në këmbë.

Në një moment gjatë takimit, teksa Neymar po shkonte të ekzekutonte një rivënie këndi, tifozët serbë ishin të zhurmshëm. Por, Neymar i provokoi keq ata. “S’po ju dëgjoj".

 

(Kosova Sot Online )