
Lexoni edhe:
Kampionatin Botëror të Katarit nis sot me fazën e dytë
Klubi i madh turk, Fenerbahce përsëri e ka rikthyer interesimin për yllin vjetër, kosovarin Xherdan Shaqiri, i cili momentalisht është me Zvicrën në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku veçse ka filluar shkëlqimin me asistim tek goli i fitoren 1-0 ndaj Kamerunit, transmeton "Kosova Sot Online".
Sipas mediumit turk Fotomac, Fenerbahce po e monitoron me kujdes Shaqirin dhe trajneri Jorge Jesus e do në Stamboll lojtarin që mund ta përdor në shumë pozicione sulmuese.
Kampionatin Botëror të Katarit nis sot me fazën e dytëLexoni edhe:
Fenerbahce synon ta fitojë titullin këtë sezon në Superligën e Turqisë dhe Shaqirin e sheh si një përforcim të madh në luftën drejt trofeut. Drejtuesit e klubit turk thuhet se do të tentojnë në afatin e janarit huazimin e futbollistit 31-vjeçar, i cili mund të luaj si numër 10 dhe në dy krahët e sulmit. Në anën tjetër, Shaqiri, i cili luan për skuadrën amerikane Chicago Fire, pasi ka bërë 36 paraqitje këtë sezon, duke shënuar 7 gola dhe regjistruar 8 asistime. Kontrata e Shaqirit me klubin skadon në vitin 2024, ndërsa vlera aktuale në treg e është katër milionë euro. Shaqiri në karrierën e tij ka luajtur edhe për skuadra si Liverpool, Inter, Stoke City, Bayern Munich dhe Basel.
(Kosova Sot Online )