Përfundon pjesa e parë në ndeshjen Holanda – Ekuador

  • A.P /
  • 25 November 2022 - 17:51
Përfundon pjesa e parë në ndeshjen Holanda – Ekuador

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Holanda – Ekuador.

Holandezët janë duke kryesuar 1:0 në kuadër të ndeshjes së vlefshme për grupet në Kupën e Botës.

Të përzgjedhurit e Louis van Gaal e nisën furishëm ndeshjen, duke shënuar mjaft herët.

Po rridhte minuta e 6` kur lojtarët holandez krijuan një aksion tejet të mirë që në gol e konkretizoi Cody Gakpo.

Ylli i PSV-së gjuajti nga jashtë zona dhe realizoi një supergol për kombëtaren e tij.

Ekuadori në anën tjetër krijuan disa raste, por nuk ishin konkret.

Përveç në një rast në minutat shtesë që shënuan, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Mbetet të shihet pas 45 minutave se si do mbyllet ky takim mjaft i rëndësishëm i grupit A

(Kosova Sot Online)