Real Madridi po interesohet për argjentinasin Lisandro Martinez

  • S.A /
  • 26 November 2022 - 11:26
Real Madridi po interesohet për argjentinasin Lisandro Martinez

Botërori që po zhvillohet në Katar, ka hyrë në fazën finale  të “llogarive” të pikëve të mbetura për kualifikim në fazën tjetër, por në anën tjetër klubet janë duke përfituar nga periudha e pushimit për ti "gjuajtur" lojtarët e tyre të preferuar. Sipas gazetës spanjolle “Defensa Central”, gjigandët e Real Madrid ka treguar interes për nënshkrimin e mbrojtësit argjentinas Lisandro Martinez.

Mbrojtësi “albiceleste” ka sjellë siguri në mbrojtje me lojën e tij tek Manchester United, që kur iu bashkua klubit këtë verë nga Ajax dhe do të duhej një ofertë masive nga “galaktikët” për të bindur anglezët, që ta lënë lojtarin të largohet vetëm pas një sezoni.

(Kosova Sot Online )