Superliga kosovare: Ferizaj barazon me Dukagjinin, Drita fiton ndaj Drenicës

  • S.A /
  • 26 November 2022 - 15:16
Superliga kosovare: Ferizaj barazon me Dukagjinin, Drita fiton ndaj Drenicës

Drita ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Drenicës në kuadër të javës së 18-të në Superligën e Kosovës në futboll. Ekipi i Drites  triumfoi  me rezultatin 1:3, transmeton "Kosova Sot Online".

Marko Simonovski kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 42-të, kurse gjilanasit shënuan edhe dy gola tjerë në pjesën e dytë.

Krejt çfarë bënë vendasit ishte goli i nderit i shënuar dy minuta para fundit të ndeshjes.

Në anën tjetër, Ferizaj dhe Dukagjini kanë ndarë pikët në një duel pa gola.

(Kosova Sot Online )