Conor McGregor rikthehet në UFC – ja cilët janë tre kundërshtarët e mundshëm

  • S.A /
  • 26 November 2022 - 16:03
Conor McGregor rikthehet në UFC – ja cilët janë tre kundërshtarët e mundshëm

Edhe pse ende nuk është bërë zyrtar kthimi i tij, fansat po e presin me padurim Conor McGregorin, sportistin më të famshëm në artet marciale të përziera, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Conor McGregor  është njëri nga emrat më të përfolur të UFC-së, është ‘luftëtari’ i parë që është shpallur kampion i UFC –së në dy kategori peshash njëkohësisht.

Së fundmi Conor ka postuar foto të tij në Instagram, duke treguar fizikun fantastik.

Tifozët e UFC -së nuk do të marrin disa lajme zyrtare për luftën e radhës për Conor McGregor deri në vjeshtë ose dimër, por kur “Notorious” të kthehet, ka një listë të gjatë të ‘luftëtarëve’ të cilët mund të jenë kundërshtari i tij i radhës.

McGregor është ende duke u rikuperuar nga një frakturë e këmbës e pësuar në humbjen e dytë radhazi në përballje ndaj Dustin Poirier në korrik.

Megjithatë, kur ish-kampioni i dy divizioneve të kthehet në kafaz, një ndeshje ndaj Jorge Masvidal, Justin Gaethje ose Charles Oliveira eshte e mundshme sipas sportsnaut.

(Kosova Sot Online )