Messi: Si kundër Meksikës edhe kundër Polonisë duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë

  • A.P /
  • 27 November 2022 - 09:35
Messi: Si kundër Meksikës edhe kundër Polonisë duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë

Lionel Messi ka bërë mbrëmë një paraqitje brilante në ndeshjen kundër Meksikës.

Ikona e futbollit, Messi arriti t’i siguronte Argjentinës një fitore 2:0 ndaj Meksikës, duke shënuar një gol dhe duke bërë një asistim.

Pas ndeshjes, shtatë herë lojtari më i mirë në botë dha disa komente, duke u shprehur i kënaqur me paraqitjen e grupit gjatë pjesës së dytë.

“Mendoj se në disa momente, sidomos në pjesën e dytë, ne u kthyem tek ajo çfarë jemi vërtet,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Tani, kundër Polonisë, ne duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë”, ka thënë Messi.

“Pjesa e parë ishte e vështirë për shkak të situatës dhe nevojës për fitore. S’mund të gjenim hapësirat. Në pjesën e dytë, filluam të kishim posedime të gjata, gjenim hapësira mes linjave, topi ishte më afër zonës”, shtoi ai.

Messi arriti të shënonte golin e parë të kësaj ndeshje në minutën e 64’, me një goditje brilante nga jashtë zonës.

(Kosova Sot Online)