A do ta përcjellë sot Xavi ndeshjen Spanjë – Gjermani!

  • A.P /
  • 27 November 2022 - 11:32
A do ta përcjellë sot Xavi ndeshjen Spanjë – Gjermani!

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez do ta përcjellë sot nga afër ndeshjen Spanjë – Gjermani.

Kombëtarja e Spanjës dhe Gjermanisë përballen sot në kuadër të grupeve të Kampionatit Botëror Katar 2022.


Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Xavi Hernandez do të jetë në tribunat e stadiumit.

Trajneri i Barcelonës thuhet se do të jetë aty për të parë nga afër mesfushorin e Gjermanisë, Ilkay Gundogan.

Ylli i Man City, Gundogan lidhej me një kalim të mundshëm te Barca edhe gjatë verës së kaluar,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, por një lëvizje e tillë s’u kompletua asnjëherë.

Barcelona duket se planifikon ta transferojë gjermanin gjatë verës së ardhshme.

(Kosova Sot Online)