Japonia dhe Kosta Rika, mbyllet pjesa e parë

  • A.P /
  • 27 November 2022 - 11:58
Japonia dhe Kosta Rika, mbyllet pjesa e parë

Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes Japoni – Kosta Rikë.

Kombëtarja e Japonisë dhe ajo e Kosta Rikës kanë dhuruar një ndeshje jashtëzakonisht të dobët për një nivel si Kupa e Botës.

45 minutat e para të përballjes  së tyre kanë kaluar pa asnjë rast të mirë shënimi për gol.

Rezultati i pjesës së parë është 0:0, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, rezultat ky i përcjellur nga një lojë që të bën të biesh në gjumë.

Mbetet të shihet nëse kombëtaret do të bëjnë diçka për ta bërë ndeshjen më argëtuese në pjesën e dytë.

(Kosova Sot Online)