Sulmohen lojtarët e ekipit musafir pas një ndeshje basketbolli në Mitrovicë

  • S.A /
  • 28 November 2022 - 09:28
Sulmohen  lojtarët e ekipit musafir pas një ndeshje basketbolli në Mitrovicë

Një person tentoi t’i sulmojë lojtarët e ekipit musafir pas një ndeshje basketbolli në Mitrovicë, i cili  është arrestuar dhe më pas i njëjti  është liruar, transmeton "Kosova Sot Online ". Policia njofton se ai nuk i ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë.

Raporti i plotë:

PRISHJE E RENDIT DHE QETËSISË PUBLIKE

Mitrovicë 27.11.2022-22:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas përfundimit të një ndeshje basketbolli, kishte hyrë në lokalet e zhveshjes së ekipit mysafir dhe kishte tentuar të sulmoj lojtarët e ekipit mysafir. I dyshuari gjithashtu nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policor. Në lidhje me rastin është kontaktuar gjyqtarja kujdestare për kundërvajtje dhe sipas udhëzimeve të saj i dyshuari është intervistuar e me pas është liruar, rasti  vazhdon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online )