Cila është e vërteta...a është Inter Miami në garë që të nënshkruajnë me Leo Messin?

  • S.A /
  • 28 November 2022 - 10:52
Cila është e vërteta...a është Inter Miami në garë  që të nënshkruajnë me Leo Messin?

Përfaqësuesit e Messi mohojnë se janë në bisedime me Inter Miami. Kështu ka shkruar sot e përditshmja angleze The Time, transmeton "Kosova Sot Online ".

Edhe pse është rasportuar se Inter Miami janë në garë të fuqishme që të nënshkruajnë me Leo Messi,  kjo nuk është edhe aq e saktë ashtu sikurse kishin shkruar disa media, pasi që përfaqësuesit e lojtarit e kanë mohuar se ai do të largohet nga PSG. Një javë më parë, ashtu siç kishte shkruar The Athletic, transmeton "Kosova Sot Online",  klubi amerikan është optimist, por sipas The Times, që ka dhënë më shumë detaje rreth kontratës së mundshme që argjentinasi mund të nënshkruar me ekipin që menaxhohet nga David Beckham.

Ka disa gjëra që duhet të kryhen për këtë çështje. Siç kanë shpjeguar ata, Messi është një vizitor i rregullt në Miami. Ai ka një shtëpi atje dhe ka qenë disa herë për pushime me familjen e tij. Ai nuk e ka fshehur dëshirën e tij që fatin e tij ta provojë në SHBA dhe në MLS.

“Gjithmonë kam pasur dëshirë që ta përvojë jetën në SHBA, të përvojë edhe ligën e aty, çfarë jetë do të ishte. Do të dëshiroja që, por a ndodh kjo apo jo, nuk e di”, kishte thënë Messi për La Sexta më 2020.

The Times shkruar që ndikimi i David Beckham për këtë nënshkrim të mundshëm nuk bën që të nënvlerësohet. Anglezi është çelësi i këtij transfer dhe “meqë ai është Ambasador i Katarit në Botërorin 2022, ai është në biseda të drejtpërdrejta me pronarët e PSG-së. Si shtesë, ai po ashtu ka lidhje të mira me Messi për shkak të marrëveshjes së tij të madhe me Adidas”.

Kontrata e Messit me PSG do të skadojë në fund të sezonit të tanishëm, më 30 qershor, edhe pse klubi francez dëshiron që Messi të qendrojë në Paris, ende nuk është e qartë që ylli argjentinas dëshiron që të vazhdojë me skuadrën e Ligue 1.

Një ekip i përbërë sipas dëshirës së Messi…në Miami

Si shtesë për këtë, The Times ka shkruar për planin ambicioz të Inter Miami që ta transferojë Leo Messi në Florida. Në njërën anë, ai do të këtë pagën më të madhe se çdokush tjetër në MLS. Në anën tjetër, ata po planifikojnë që të dërgojnë edhe disa lojtarë të tjerë të stilit të tij dhe që e njohin atë.

Media britanike shkruan që dy shokët e tij Luis Suarez dhe Cesc Fabregas do t’i bashkohen atij: i pari është lojtar pa kontratë pasi që e përfundoi me Nacional dhe i dyti luan për skuadrën Como në Serie B në Itali.

Megjithatë, a do të ndodh kjo lëvizje, kjo mbetet çështje tjetër. 

(Kosova Sot Online )