Kameriuni i dobësuar në ndeshjen me Serbinë, Andre Onana nuk po mbron kruciale, është përjashtuar tërësisht nga skuadra

  • S.A /
  • 28 November 2022 - 11:26
Kameriuni i dobësuar në ndeshjen me Serbinë, Andre Onana nuk po mbron kruciale, është përjashtuar tërësisht nga skuadra

Andre Onana është përjashtuar tërësisht nga skuadra e Kamerunit për ndeshjen kruciale që kjo Kombëtare po e luan kundër Serbisë në Botërorin e Katarit, transmeton "Kosova Sot Online".

Portieri 26 vjeçar, i cili mbron për klubin e njohur të Serie A, Inter, nuk është përfshirë as në mesin e zëvendësuesve për ndeshjen e dytë të “Luanëve të etur” në Grupin G në Katari 2022. Onana luajti 90 minuta për vendin e tij, teksa ata humbën me rezultat të ngushtë 1-0 kundër Zvicrës në ndeshjen e parë, por vendi i tij në mes të portës sot i është besuar Devis Epassy – i cili mbron për skuadrën nga Arabia Saudite, Abha.

Ka pasur disa raporte që thoshin se Onana – i cili ka 34 ndeshje për Kamerunin, është lënë jashtë nga trajneri i Kombëtares, Rigobert Song për shkak të arsyeve disiplinore, me një lojtar që kishte marrë 12 muaj ndalesë nga FIFA në shkurt të 2021 për shkak se ishte testuar pozitiv në doping.

Sipas asaj që ka shkruar Fabrizio Romano, një prej arsyeve ka qenë që Onana ka refuzuar të ndryshojë stilin e tij të lojës kur i është kërkuar që të jetë më shumë “tradicional”, nga ku rrjedhi vendimi që atë ta largojnë nga skuadra për ndeshjen e sotme.

(Kosova Sot ONline )