Lionel Messi i rrezikuar nga boksieri amerikan

  • S.A /
  • 29 November 2022 - 10:09
Lionel Messi i rrezikuar nga boksieri amerikan

Boksieri meksikan po e  kërcënon Lionel Messin, pasi që ky i fundit akuzohet se e “shkeli” fanellën meksikane, transmeton "Kosova Sot Online". 

Boksieri meksikane Saul “Canelo” Alvarez duket se e ka kërcënuar superyllin e futbollit Lionel Messi me gjoja se ai ka shkelur fanellën e Meksikës gjatë fitores së Kombëtares së tij në Botëror.

Në një video ku Argjentina feston fitoren e parë në Botërorin e Katari 2022, Messi duket se ka shellur një fanellë meksikane teksa tentoi ta largonte atë nga rruga. Canelo e nxori situatën jashtë kontekstit dhe në Twitter shprehi zemratën e tij kundër Messi. “A e keni parë ju djema së si Messi pastronte dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë”, ka cicëruar Alvarez. “Ai do të ishte mirë të lutet në Zot që unë mos ta gjëjë atë”. Que le pida a Dios que no me lo encuentre!! — Canelo Alvarez (@Canelo) November 28, 2022

“Ashtu si unë që e respektojë Argjentinën, ai duhet ta respektojë Meksikën! Nuk jam duke folur për vendin si tërësi, vetëm për m…. e madh që ka bërë Messi”.

A shkeli me të vërtetë Messi në flamurin meksikan? Alvarez mund të ishte keqkuptuar për atë që postoi në Twitter për shkak se asnjë flamur meksikan nuk shihet fare në video. Në fakt është shumë e qartë që Messi në asnjë rast nuk e shkel fanellën e Meksikës që është në tokë.  Fanella e Meksikës ndoshta është në dyshemeve për shkak të euforisë së lojtarëve që vrapojnë në këndin ku është Messi për të festuar golin. Është e paqartë së cili lojtarë meksikan e ndërroi fanellën me Messi, por është evidentet që “njeriu magjik” është tërësisht i pafajshëm nga akuzat që bën Canelo.

(Kosova Sot Online )