Sonte në Botërorin e Katarit 2022, beteja e fuqishme për pikë në mes të Iranit dhe SHBA-ve

  • S.A /
  • 29 November 2022 - 10:38
Sonte në Botërorin e Katarit 2022, beteja e fuqishme për pikë në mes të Iranit dhe SHBA-ve

 

Në  orën 20:00 të mbrëmjes së sontme, Grupi B i Kampionatit Botëror përfundon me rivalitetin  mes  Iranit e SHBA dhe  po edhe atë mes  Uellsit dhe  Anglisë, transmeton "Kosova Sot Online ". Gjërat nuk janë në dorën e Uellsit. Ata duhet të mundin Anglinë për herë të parë që nga viti 1984 dhe shpresojnë që as SHBA dhe as Irani nuk mund të fitojnë në duelin e tyre. 

Anglia do të kalojë tutje me kusht që të shmangë një humbje me katër gola, diçka që Uellsi nuk e ka arritur kurrë kundër fqinjëve të tyre më të afërt. Irani kundër SHBA është edhe një ndeshje tjetër e nxehtë dhe e zjarrtë. Me Federatën e Futbollit të Iranit që protestonte për fyerjen e flamurit të tyre nga media sociale e ekipit të SHBA-së dhe situatën politike që mbetet e tensionuar në Iran mes protestave të vazhdueshme, Carlos Queiroz (trajneri i Iranit) vështirë se e qetësoi situatën të hënën. 

Derisa bëri thirrje për më pak politikë në Kupën e Botës, ai bëri një goditje drejt SHBA, duke thënë: "Ju flisni për të drejtat e njeriut, racizmin, fëmijët që vdesin në shkolla nga të shtënat, ne jemi solidarizuar me të gjitha ato shkaqe. Por, këtu misioni ynë është të sjellim buzëqeshje për të gjithë njerëzit për 90 minuta.”  Të dyja palët e dinë se një fitore do t'i dërgojë ato përpara. Për SHBA-në, do të ishte kualifikimi i tyre i tretë radhazi nga një grup i Kupës së Botës. Një barazim do të jetë i mjaftueshëm për Iranin, nëse Uellsi nuk fiton. Për këtë do t'ju duhen patjetër dy ekrane dhe disa nerva të forta.

(Kosova Sot Online )