Ish futbollisti i famshëm i Arsenalit fillon zejen e trajnerit

  • S.A /
  • 29 November 2022 - 14:09
Ish futbollisti i famshëm i Arsenalit fillon zejen e trajnerit

Wigan Athletic ka lajmëruar se e kanë caktuar trajner të tyre ish mbrojtësin e Arsenalit, Kolo Toure, transmeton "Kosova Sot Online "

Toure është bërë afrikani i parë që do të menaxhojë një klub futbolli anglez pasi që ai është caktuar trajner i Wiganit. Klubi nga Championship i ka treguar derën Richardsonit pas tetë ndeshjeve radhazi pa humbje. Vëllai i Toures, Yaya Toure ishte afruar i pari por më vonë ai nuk deshi ta marrë këtë pozitë.

Ish futbollisti i Arsenalit ka qenë duke punuar për Leicester City që nga shkurti i vitit 2019 dhe ka treguar aftësitë e tij nën urdhrat e Brandan Rodgers. Kevin Betsy dhe Ashvir Johal do të jenë disa nga stafi i tij bashkë me asistentin e tij Rob Kelly. Ai do të aterojë në Turqi me skuadrën ku do të bëjë një kamp stërvitor në mes të sezonit.

“Ne jemi të lumtur të lajmërojmë që kolo është bërë menaxheri i jonë i ri në klubin e futbollit, Wigan Athletic, dhe bordi është i lumtur që ai me njerëzit e tij do të na shpiejnë përpara”, ka deklaruar shefi ekzekutiv i këtij klubi, Malachy Brannigan pas caktimit të tij.

Menaxheri i ri do ta marrë pozitën e tij të parë si trajner në pozitë të jo favoritit, derisa Wigan do të përballet me Milwall më 10 dhjetor në Championship. 

(Kosova Sot Online )