Mesazhe kërcënuese kundër futbollistëve shqiptar para ndeshjes Zvicër Serbi: Nokautoni Xhakën e Shaqirin!

  • S.A /
  • 30 November 2022 - 09:05
Mesazhe kërcënuese kundër futbollistëve shqiptar para ndeshjes Zvicër Serbi: Nokautoni Xhakën e Shaqirin!

Ish-futbollisti i Interit, Zdravko Kuzmanoviç ka shtetësi të dyfishtë zvicerane-serbe, por që kishte veshur fanelën e Serbisë, ju  jep porosi lojtarëve serbë për ti mbposhtur me forcë futbollistët shqiptar, duke ju thënë nokautoni Xhakën e Shaqirin, transmeton "Kosova Sot Online".

Ish-futbollisti i Interit, Fiorentinës, Shtutgartit, Baselit, Udineses e Malagas duket s’e nuk e ka harruar ende shqiponjën e Xhakës e Shaqirit, dhe ka porositur lojtarët serbë që të hakmerren ndaj dy shqiptarëve në fushë.

Ai ka thënë se po të ishte në fushë në ndeshjen e të premtes, do t’i nokautonte që të dy.

“Ngjarjet në Rusi nuk mund të harrohen. Nëse jeni provokues, duhet të jeni të përgatitur që gjërat të tronditin në fushë. Një thënie e bukur thotë se gjithmonë takohesh dy herë në jetë. Nëse do të isha ende lojtar, do t’i trondisja në fushë Xhakën e Shaqirin. Nuk mendoj se djemtë që ishin atje në 2018-ën ndaj Zvicrës në fushë, do ta harrojnë lehtë shqiponëjn e tyre. Shqiponja e bërë nga ta ishte një turp. Duhet të ndash sportin nga politika, djemtë nuk e bënë këtë” ka thënë Kuzmanoviq.

(Kosova Sot Online )