Rrëzohet gjatë stërvitjes, vdes ky futbollist 22-vjeçar nga Kolumbia

  • S.A /
  • 30 November 2022 - 14:02
Rrëzohet gjatë stërvitjes, vdes ky  futbollist 22-vjeçar nga Kolumbia

Futbolli kolumbian në zi. Andres Balanta ka ndërruar jetë papritur në moshën 22-vjeçare.

Qendërmbrojtësi konsiderohej gjerësisht si një perspektivë e shkëlqyer dhe vitin e kaluar ai fitoi titullin me Deportivo Kali, dhe aktualisht ishte i huazuar te skuadra argjentinase Atletiko Tukuman.Balanta u rrëzua papritur përtokë pa ndjenja ditën e djeshme teksa stërvitej me skuadrën e tij dhe më pas u dërgua me urgjencë në spital, por pa mundur dot që ta shpëtonin.

(Kosova Sot Online )