Ronaldo afër nënshkrimit me klubin e njohur

  • A.P /
  • 30 November 2022 - 15:26
Ronaldo afër nënshkrimit me klubin e njohur

Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo është afër nënshkrimit të një kontrate me klubin saudit Al-Nassr, sipas raportimeve të mediave.

Kapiteni 37-vjeçar do të arrijë një marrëveshje për një kontratë dyvjeçare e gjysmë, raportoi të mërkurën gazeta spanjolle Marca, duke thënë se kostoja totale e marrëveshjes është rreth 200 milionë euro (207 milionë dollarë) në sezon.

Ronaldo ka qenë pa klub që kur u largua nga Manchester United javën e kaluar pas një interviste televizive ku ai raportoi shumë për klubin.

Transmetuesi amerikan CBS gjithashtu ka raportuar për një ofertë nga klubi saudit.

Al-Nassr, i trajnuar nga francezi Rudi Garcia, ka nën kontratë ish-mesfushorin e Bayern Munichut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, Luiz Gustavo dhe portierin kolumbian David Ospina.

Ronaldo aktualisht është i zënë në Kupën e Botës me Portugalinë duke u bërë i vetmi lojtar që ka shënuar në pesë edicione të ndryshme.

(Kosova Sot Online)