Tunizia fiton por Franca kalon tutje

  • A.P /
  • 30 November 2022 - 18:06
Tunizia fiton por Franca kalon tutje

Franca e ka mbyllur me humbje fazën e grupeve në Kupën e Botës “Katar 2022”, por tashme veç e kishte siguruar kalimin tutje.

Në ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin D, kampionët në fuqi pësuan humbje nga Tunizia.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Education City” përfundoi me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për tunizianët e shënoi Wahbi Khazri, në minutën e 58-të.


Pavarësisht fitores, Tunizia nuk kalon tutje dhe aventura e tyre mbyllet këtu, me 4 pikë në pozitën e tretë.

Franca kalon në 1/8 e finales si lidere e grupit, me 6 pikë

(Kosova Sot Online)