Humb jetën në fushë futbollisti 22 vjeçar

  • A.P /
  • 30 November 2022 - 18:35
Humb jetën në fushë futbollisti 22 vjeçar

Një lajm i keq vjen nga Kolumbia , pasi 22-vjeçari Andres Balada, futbollist i Atletico Tucuman, ndërroi jetë pasi mjekët nuk arritën ta kthenin në jetë pasi u rrëzua gjatë stërvitjes.


Balanda, i cili ishte i huazuar te Atletico Tucuman nga Deportivo Cali dhe gjithashtu një ndërkombëtar me U23 të Kolumbisë, u ndje keq gjatë stërvitjes dhe u rrëzua menjëherë më pas.

Sigurisht që në momentin e parë ka pasur një shqetësim të madh për gjendjen e tij dhe më në fund fataliteti nuk është shmangur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,  pasi mjekët nuk kanë mundur ta kthejnë në jetë, pas transferimit të tij në spital, me gjithë përpjekjet e tyre.

“Na vjen keq t’ju informojmë për vdekjen e Andres Balandës. Tifozët e klubit janë thellësisht të pikëlluar sot. Sigurisht, ne mbështesim familjen, shokët dhe miqtë e tij”, tha një përfaqësues i Atlético Tucuman.

(Kosova Sot Online)