Mbyllen baras pjesët e para në ndeshjet Poloni – Argjentinë dhe Arabi Saudite – Meksikë

  • A.P /
  • 30 November 2022 - 21:22
Mbyllen baras pjesët e para në ndeshjet Poloni – Argjentinë dhe Arabi Saudite – Meksikë

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Grupit C, të cilat janë të vlefshme për xhiron e tretë dhe të fundit.

Në 45 minutat e parë në ndeshjet Poloni – Argjentinë dhe Arabi Saudite – Meksikë nuk u shënua asnjë gol.Sipas rezultateve nga pjesët e para, Polonia dhe Argjentina do të kalojnë në 1/8 e finales së Kupës së Botës “Katar 2022”. 

(Kosova Sot Online)

Argjentinasit kishin mundësinë më të mirë për të kaluar në epërsi në minutën e 39-të, por Lionel Messi nuk ia doli të shënonte nga pika e penalltisë.

Në fakt, goditja e tij u prit nga portieri polak, Wojciech Szczesny.