Ja çiftet e para të mundshme për fazën çerekfinale

  • A.P /
  • 30 November 2022 - 22:46
Ja çiftet e para të mundshme për fazën çerekfinale

Të martën u mësuan çiftet e para të kësaj faze. Anglia do të përballet me Senegalin, kurse Holanda me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu, tashmë dihen edhe çiftet e mundshme për në fazën çerekfinale.

Fituesi nga ndeshja mes Holandës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online", në çerekfinale do të takohet me fituesin nga ndeshja mes Argjentinës dhe Australisë.

Kurse, fituesi nga ndeshja mes Anglisë dhe Senegalit, në çerekfinale do të përballet me fituesin nga ndeshja mes Francës dhe Poloninë.

Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 9 dhe 10 dhjetor.

(Kosova Sot Online)