Interi i gatshëm për ta shitur holandezin Denzel Dumfries, 30 milionë euro përftim nga Tottenhami

  • S.A /
  • 01 December 2022 - 09:41
Interi i gatshëm për ta shitur holandezin Denzel Dumfries,  30 milionë euro përftim nga  Tottenhami

Drejtuesit e ekipit te Interit janë të përgatitur për ta shitur holandezit Denzel Dumfries dhe nga kjo shitje  presin së paku 30 milionë euro për të, e per blerjen e tij është i interesuar Tottenhami, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mbrojtësi dhe mesfushori i djathtë ka luajtur në tri ndeshjet për Kombëtaren e tij në Botërorin e Katarit, derisa Holanda ka shkuar në 1/8-ën e finales.

Ai po ashtu ka shënuar dy gola dhe ka tre asiste në 20 paraqitje për klubin këtë sezon në ndeshje në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Sipas Tuttosport, Dumfries është një lojtar që ka gjasë të shitet më së shumti në janar apo në fund të sezonit në mënyrë që të ngritën fonde dhe skuadra të përforcohet në pozita tjera.

Disa klube besohet se janë të interesuar për të, por Tottenhami i Antonio Conte është favoriti për të siguruar shërbimet e 26 vjeçarit.

Dumfries ishte blerë nga PSV Eindhoven në gushtin e 2021 për 14.25 milionë euro.

Kjo është arsyeja pse Interi dëshiron ta shesë atë së paku 30 milionë euro qoftë në janar apo në verë.

(Kosova Sot Online )