U hodh shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, përballja më interesante ajo Prishtina-Dukagjini

  • S.A /
  • 01 December 2022 - 13:03
U hodh shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës,  përballja më interesante ajo Prishtina-Dukagjini

Sot është bërë tërheqja e shortit për fazën e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Fituesi i kësaj gare në edicionin e kaluar, Llapi, do të jetë mysafire e Lirisë, derisa mjaft interesante pritet të jenë ndeshjet Prishtina-Dukagjini dhe Flamurtari-Vushtrria.

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 4 e 5 shkurt 2023.

Çiftet komplete të 1/8 së finales:

Flamurtari – Vushtrria

Malisheva – Fushë Kosova

Prishtina – Dukagjini

Ballkani – A&N

Feronikeli ’74 – Trepça

Liria – Llapi

Gjilani – Vjosa

Behari – Prizreni

(Kosova Sot Online )