Spanja në epërsi ndaj Japonisë

  • A.P /
  • 01 December 2022 - 20:51
Spanja në epërsi ndaj Japonisë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Japoni – Spanjë.

Pas 45 minutave, ‘La Roja’ është në epërsi minimale 1:0 ndaj japonezëve.

Lojë më të mirë zhvilluan Spanja, duke administruar mirë pjesën e parë.

Përveç paraqitjes së mirë ata arritën edhe të realizojnë.

Ishte Alvaro Morata, njeriu i momentit për spanjollët, që shënoi dhe i dha epërsinë atyre.

Në minutën e 12` pas një harkimi të mirë në zonë, realizoi sulmuesi i Atletico Madridit.

Më pas të përzgjedhurit e Luis Enrique kërkuan edhe golin e dytë, por që nuk e arritën në pjesën e parë.

Në anën tjetër japonezët u munduan të rrezikojnë, por mbrojtja spanjolle ishte në vend.

Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë se si do mbyllet ky takim.

(Kosova Sot Online)