Zbulohen dy çiftet tjera të 1/8 së finales në Botëror

  • A.P /
  • 01 December 2022 - 22:31
Zbulohen dy çiftet tjera të 1/8 së finales në Botëror

Kanë përfunduar edhe ndeshjet e sotme në Kampionatin Botëror.

Japonia dhe Spanja janë kualifikuar nga grupi E në 1/8 e finales në Botëror.

Kësisoj, Gjermania e shijon edhe njëherë tjetër eliminimin në fazën e grupeve.

Japonia tani në 1/8 e finales do të përballet me Kroacinë, kurse Spanja me Marokun.

Japoni-Kroaci do të zhvillohet më 5 dhjetor nga ora 16:00, kurse Spanjë-Maroku më 6 dhjetor nga ora 16:00.

(Kosova Sot Online)