Uruguai në avantazh ndaj Ganës

  • A.P /
  • 02 December 2022 - 16:57
Uruguai në avantazh ndaj Ganës

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Gana – Uruguai.

Pas 45 minutave uruguaianët kryesojnë me dy gola.

Ndeshje më të mirë zhvilluan Valverde me shokë duke shënuar edhe dy herë.

Ganezët kishin mundësinë të kalojnë në epërsi, pasi u akordua penallti për ata.

Në minutën e 21` ishte Ayew që nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Por, uruguaianët arritën të realizojnë dy herë brenda pak minutash.

Në të 26` dhe 32` ishte de Arrascaeta që realizoi të dy golat.

Më pas ata kërkonin golin e tretë, por nuk e arritën.

Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë se si do mbyllet kjo sfidë.

(Kosova Sot Online)