Pse u ndalua futja e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë në ndeshjen e Zvicrës!

  • A.P /
  • 02 December 2022 - 19:58
Pse u ndalua futja e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë në ndeshjen e Zvicrës!

Flamuri shtetëror i Kosovës dhe ai i Shqipërisë nuk janë lejuar të futen në stadiumin “974”, aty ku do të zhvillohet ndeshja vendimtare mes Zvicrës dhe Serbisë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:00, teksa pritet të përcaktojë përfundimisht se cila përfaqësuese do të kalojë në 1/8 e finales

Sipas asaj që ka raportuar “Koha”, brenda stadiumit nuk janë lejuar të futen flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe janë ndaluar edhe flamujt provokues nga tifozë të Serbisë.

Kujtojmë se Zvicra është e dyta në Grupin G me 3 pikë, teksa Serbia është e treta me 1 pikë.

Brazili prin në këtë grup me 6 pikë, kurse Kameruni është i fundit me 1 pikë.

Edhe sfida Brazil – Kamerun do të zhvillohet të premten. 

(Kosova Sot Online)