Lajmi tragjik i dites: Vdes në mes të fushës së futbollit lojtari i ri i Trepça ’89

  • S.A /
  • 03 December 2022 - 16:23
Lajmi tragjik i dites: Vdes në mes të fushës së futbollit  lojtari i ri i Trepça ’89

Tragjike: Vdes në fushë lojtari i ri i Trepça ’89

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se pas një sulmi kardiak, ka vdekur futbollisti i FC Trepça ’89 dhe njëherësh anëtari i ekipeve kombëtare të Kosovës, Erion Kajtazi, raporton Express.

Sipas Federatës, Kajtazi ka qenë duke luajtur në ndeshjen A&N – Trepça’89, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve, kur në një moment ka rënë pa vetëdije në fushë.

Lexo Edhe:

Pilula e harruar ju ndihmon të humbni 5 kg në një javë!

Sokol Halili vret veten – vjen reagim i parë i familjes së Hamide Magashit…

“Talenti i madh i futbollit kosovar ka qenë duke luajtur në ndeshjen A&N – Trepça’89, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve, kur në një moment ka rënë pa vetëdije në fushë. Stafet mjekësore të të dyja klubeve kanë intervenuar me shpejtësi për t’i ofruar ndihmë dhe më pas me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren. Megjithatë, përkundër përpjekjeve maksimale të mjekëve, Erioni nuk ka dhënë shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij nga ataku kardiak”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Federata e Futbollit e Kosovës me pikëllim të madh e njofton opinionin se sot pas një sulmi kardiak ka ndërruar jetë futbollisti i FC Trepça ’89 dhe njëherësh anëtari i ekipeve kombëtare të Kosovës, Erion Kajtazi.

Talenti i madh i futbollit kosovar ka qenë duke luajtur në ndeshjen A&N – Trepça’89, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve, kur në një moment ka rënë pa vetëdije në fushë. Stafet mjekësore të të dyja klubeve kanë intervenuar me shpejtësi për t’i ofruar ndihmë dhe më pas me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren. Megjithatë, përkundër përpjekjeve maksimale të mjekëve, Erioni nuk ka dhënë shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij nga ataku kardiak.
Federata e Futbollit e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Kajtazi, FC “Trepça’89” dhe tërë komunitetit të futbollit për vdekjen e parakohshme të Erionit.

(Kosova Sot Online )