Koulibaly: Ja pse nuk kemi frikë nga askush

  • A.P /
  • 04 December 2022 - 14:41
Koulibaly: Ja pse nuk kemi frikë nga askush

Qendërmbrojtësi senegalez, Kalidou Koulibaly tregon që nuk i frikësohen asnjë kombëtare.

Ylli i Senegalit, Koulibaly udhëhoqi kombëtaren e tij drejt fazës së 1/16 të Kupës së Botës.

Në fazën e eliminimit direkt ata përballen me Anglinë, por senegalezët nuk i frikësohen ‘Tre Luanëve’.

“Ne jemi Senegali, nuk kemi frikë nga askush.

Senegal është më i mirë kur ata kanë shpinën pas murit. Ka shumë skuadra që nuk duan të luajnë kundër nesh”, ishin fjalët e lojtarit të Chelsea.

Angli – Senegal luhet sot, me fillim nga ora 20:00.

(Kosova Sot Online)