Lutje e Ronaldos për Mbretin e futbollit Pele

  • S.A /
  • 05 December 2022 - 08:54
Lutje e Ronaldos  për Mbretin e futbollit  Pele

Legjenda e Brazilit, mbreti i futbollit të të gjitha kohërave Pele,  është në gjendje të rëndë shëndetësore, i zhvendosur në klinikën paliative dhe besohet së është në fund të jetës së tij, transmeton "Kosova Sot Online".

Kylian Mbappe ka zgjedhur rrjetet sociale për të shkruar një mesazh emocional për Pelen, i cili është zhvendosur në klinikën ku kalohen ditët e fundit në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo.

Tri herë fituesi i Botërorit është dërguar në spital të martën pasi u raportua që vuante nga ënjte në trup dhe nga problemet e zemrës.

“Lutuni për Mbretin”, shkroi Mbappe në Twitter.

Pele po i nënshtrohej kimioterapisë për ta trajtuar kancerin në zorrë, nga i cili vuan.

Megjithatë, sipas raporteve ai nuk është duke ju përgjigjur më trajtimeve të tilla prej muajit shtator dhe gjendja e tij ka filluar të rëndohet.

(Kosova Sot Online )