Goditja e madhe amerikane fundos “anijen” e shpresave Rama Vuçiq për Ballkanin e Hapur

Goditja e madhe amerikane fundos “anijen” e shpresave Rama Vuçiq për Ballkanin e Hapur

Gani Qarri

  • 05 December 2022 - 07:29

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Gabriel Escobar përfundimisht e ka “fundosur” projektin utopik të ashtuquajtur “Ballkan i Hapur”, duke deklaruar botërisht se s’ka sukses pa pjesëmarrjen e të gjashtë shteteve, dhe se kushti kryesor është që Serbia ti njohë kufijtë e Kosovës. Deklarata e dërguarit special amerikan Gabriel Escobar, lidhur me Ballkanin e hapur, është grushti i fundit vdekjeprurës kundër këtij projekti utopik dhe të ideuar nga lidhja serbo ruse e presidentit serb Vuçiq dhe argatit të tij besnik Edvin Krista Ramës, madje edhe ftesën e këtij të fundit, Vuçiq sapo e ka refuzuar, duke mos pranuar të marrë pjesë në takimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

-Kundërshtimi i “Ballkanit të Hapur” duket se është koordinuar aq mirë ndërmjet SHBA-ve dhe BE-së, sa që me deklaratat publike, kundër këtij projekti absurd, të emisarit Eskobar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë rrëzuar përtokë Ballkanin e Hapur, ani pse kryeministri fodull i Shqipërisë Edi Rama dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiq, improvizojnë në mënyrë false, vazhdimin e këtij projekti të vdekur, duke bërë sikur nuk po dëgjojnë, as pas goditjes së tretë shkatërruese, që ata kanë marrë nga i dërguari për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Për t`ua bërë edhe më të qartë dështimin e tërësishëm të këtij projekti të shpifur, vetëm pak ditë më parë ishte BE, ajo që shprehu hapur rezervat e veta për idenë e të ashtuquajturit "Open Ballkan", ndërkohë që Escobar ka vendosur dy kushte thelbësore, pasi që pjesë e kësaj nisme fantome, duhet të jenë të gjitha shtetet, kurse aktualisht pjesëtarë e numërojnë veten vetëm Serbia, Maqedonia veriore dhe Shqipëria apo thënë më qartë qeveria e Edvin Kristaq Ramës.

Në fakt porosia e zëvendës ndihmës Sekretarit Gabriel Escobar në një diskutim në Atlantic Council, është interpretuar qartë se Kosova aty duhet të prezantohet si shtet i pavarur me të drejta të plota dhe pa ndonjë limitim, siç është puna e fusnotës.

“Për Ballkanin e Hapur kemi thënë se e mbështesim vetëm nën dy kushte: njëri është që të jetë i hapur për të gjithë, si anëtar i plotë, ndërsa sfidat e CRM (Common Regional Market dhe RCC (Regional Cooperation Council) e mekanizmave tjerë, nuk duhet të ketë limitime, për anëtarësimin e Kosovës dhe kushti i parë që duhet ta plotësoj presidenti Vuçiq, është që Kosova aty të jetë anëtare e plotë e të gjitha institucioneve. Serbia duhet ta njohë kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si kufi ndërkombëtar dhe t’i pranojë dokumentet që i lëshon Qeveria e Kosovës, ndërsa kushti i dytë është që edhe kufiri i Serbisë me Republika Srpska të pranohet si kufi ndërkombëtar, ka sqaruar decidivisht emisari i lartë amerikan Gabriel Esobar.

Kështu që edhe nëse në fillim janë bashkuar tre anëtarë [në Ballkanin e Hapur], kjo medoemos kërkon një diferencim ndërmjet një zone për tregti të lirë dhe zonës së lirë të kontrabandës, pra duhet të zbatohet me rigorozitet kontrolli i kufijve, dhe Serbia ti njoh kufijtë ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe Republika Srpska’s dhe Serbisë, si kufij ndërkombëtarë të rregulluara me tre vende anëtare të NATO’s”, ka thënë Escobar, duke sqaruar mirë dhe qartë se e ardhmja e rajonit është vetëm në demokracitë multi-etnike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".