Real Madrid kontratë me Rafael Leon vetëm si lojtar i lirë

  • S.A /
  • 05 December 2022 - 13:36
Real Madrid kontratë me  Rafael  Leon vetëm si lojtar i lirë

 

Sipas raportimeve në media. e ardhmja e Rafael Leao mbetet në ajër, derisa sulmuesit portugez është duke ju ofruar fundi i kontratës. Madrid pritej  të nënshkruante me Leon vetëm si lojtar i lirë, transmeton "Kosova Sot Online".

Milan thuhet se ka pasur një bisedë të mirë me agjentët e Rafael Leao për ta zgjatur kontratën, por kjo nuk i ka ndalur spekulimet e mediave të ndryshme për të ardhmen e tij.

Prandaj, sipas Calciomercato, Real Madrid do të nënshkruante me yllin e talentuar portugez vetëm nëse ai nuk e rinovon kontratën me AC Milan dhe do të jetë futbollist i lirë më 2024.

Raportohet se Real Madridi e kishte identifikuar Leaon si zëvendësuesin kryesor të asit Karim Benzema, megjithatë ata nuk do të paguajnë 150 milionë euro klauzolë për të, pasi që e konsiderojnë shumë të lartë si shumë. 

(Kosova Sot Online )