Ndeshja Japoni – Kroaci shkon në vazhdime

  • A.P /
  • 05 December 2022 - 17:59
Ndeshja Japoni – Kroaci shkon në vazhdime

Ndeshja mes Japonisë dhe Kroacisë ka shkuar në vazhdime, me dy pjesë prej 15 minutave.

Koha e rregullt prej 90 minutave u mbyll baras, me rezultatin 1:1

Daizen Maeda (43’) shënoi për japonezët, kurse Ivan Perisic (55’) për kroatët.

Në rast se as në vazhdime nuk ka fitues, atëherë do të jetë e nevojshme të ekzekutohen edhe penalltitë.

Kujtojmë se kjo ndeshje është e vlefshme për fazën e 1/8 së finales në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Fituesi i ndeshjes do të kualifikohet për në fazën çerekfinale.

(Kosova Sot Online)