Penalltitë do ta përcaktojnë fituesin mes Japonisë dhe Kroacisë

  • A.P /
  • 05 December 2022 - 18:34
Penalltitë do ta përcaktojnë fituesin mes Japonisë dhe Kroacisë

Kanë përfunduar edhe vazhdimet në ndeshjen mes Japonisë dhe Kroacisë, e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Rezultati është 1:1, ndërsa gjatë 30 minutave të vazhdimeve nuk pati fare gol.

Tani, penalltitë do të vendosin fatin e këtij takimi.

Fituesi i këtij dueli do të përballet me fituesin e duelit Brazil-Kore e Jugut.


(Kosova Sot Online)