Sot edhe dy takime të radhës në Kampionatin Botëror

  • S.A /
  • 06 December 2022 - 10:50
Sot edhe dy takime të radhës në Kampionatin Botëror

Derisa Kampionatit Botëror po i afrohet edhe përfundimit të fazës së 1/8-ës së finales, sot  janë dy ndeshje të radhes  në orar që zhvillohet  me intervale të ndryshme kohore, transmeton "Kosova Sot Online".

Nga ora 16:00, në stadiumin “Education City Stadium”, do të takohen Maroku dhe Spanja.

Furia e Kuqe është favorite në letër, por që në futboll asgjë nuk mund të parashikohet.

Nga ora 20:00, do të kemi një takim edhe më interesant, pasi Zvicra e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Ardon Jasharit takohet me Portugalinë në stadiumin “Lusail Iconic Stadium”.

Fituesit nga këto do takime, do të luajnë me njëri-tjetrin në çerekfinale.

(Kosova Sot Online )