Zbulohet me detaje marrëveshje sekrete e Juventusit me Atalantën për Kulusevskin

  • S.A /
  • 06 December 2022 - 14:05
Zbulohet me detaje  marrëveshje sekrete e Juventusit me Atalantën për Kulusevskin

Tani më është publikuar marrëveshja për transferimin e Dejan Kulusevski, e ku ajo përfshin një zotim sekret të Atalantas për ta blerë një lojtar të Juventusit me vlerë tre milionë euro, transmeton "Kosova Sot Online".

Hetimi mbi parregullsitë financiare të Bardhezinjve nga Prokurori Publik i Torinos kanë mbledhur një shumë të madhe provash, përfshirë biseda të përgjuara dhe dokumente që janë konfiskuar gjatë bastisjes së zyrave të tyre.  Këtu përfshin marrëveshjet e ashtuquajtura sekrete që lidhen me transfere zyrtare, por në fakt të bërë jashtë librave formalë – në të zezë.

Stefano Felti, drejtori i gazetës Il Domani, publikoi një marrëveshje të nënshkruar nga drejtori sportiv i Atalantas, Luca Percassi më 30 dhjetori 2019. “Unë i nënshkruari Luca Percassi, që jam menaxher i Atalanta B.C.S.p.A (“Atalanta”), duke ju referuar transferit përfundimtar të lojtarit Dejan Kulusevski në Juventus F.C. S.p.A. (“Juventus”), zotohem se do të blejë një lojtar nga Juventusi – të sugjeruar nga klubi – për vlerën 3 milionë euro + TVSH brenda dhe jo më larg së më 30/06/2020”. Zyrtarisht, Juventusi e bleu Kulusevskin nga Atalanta për 35 milionë euro plus 9 milionë euro me bonuse në janar 2020 dhe e huazojë atë në Parma deri më 30 qershor. Zotimi për ta blerë një lojtar nga Juve duket se u kompletua në qershor të vitit 2020 kur Atalanta bleu Simone Muratore për 7 milionë euro, që përfaqësonte një kapitel gjashtë milionë euro për Bardhezinjtë.

Muratore ishte huazuar menjëherë në Reggiana, pastaj në skuadrën portugeze Tondela dhe deri tani nuk ka bërë asnjë paraqitje për Atalantan. Kulusevski nuk qëndroi gjatë në Juventus, pasi që ai u huazua në Tottenham Hotspur në janar 2022 me opsionin për blerje dhe që bëhet obligues në rrethana të caktuara.

(Kosova Sot Online )