Lajm i hidhur, vdes një nga veteranët e futbollit të Kosovës gjatë viteve të 90-ta

  • S.A /
  • 07 December 2022 - 08:42
Lajm i hidhur, vdes një nga veteranët e futbollit të Kosovës gjatë viteve të 90-ta

Ka vdekur Galip Hoda, një nga kontributdhënësit dhe veteran i futbollit kosovar në vitet e 90-ta, kontribues dhe zhvillues i këtij sporti, transmeton "Kosova Sot Online ".

Lajmin e ka konfirmuar klubi i Lirisë së Prizrenit në të cilin Hoda ka qenë ndër drejtuesit në vitet e pavarësimit të futbollit të Kosovës. 
I ndjeri Hoda ka qenë pjesë edhe e komisioneve të garave të Federatës së Futbollit të Kosovës në atë kohë.

(Kosova Sot Online)