Bellinghamit i këshillohet kalimi në Premier Ligë

  • S.A /
  • 07 December 2022 - 16:05
Bellinghamit i këshillohet kalimi në Premier Ligë

Asistenti i Anglisë, Steve Holland i pëlqen stili “unik” me kualitete të Messi të Jude Bellingham dhe ai mendon se kalimi i tij në Premier Ligë do t’i bënte mirë. Bellingham ka rënë në sy më së shumti gjatë këtij Botërori në Katar, me paraqitjet e tij që tejkalojnë golin e shënuar dhe asistent që ka bërë, transmeto "Kosova Sot Online".

Holland, i cili ka punuar për trajner si Jose Mourinho dhe Antonio Conte dhe ishte pjesë e skuadrës së Chelsea që fitoi Ligën e Kampionëve më 2012 si pjesë e trajnerëve, e ka krahasuar mentalitetin e 19 vjeçarit me yllin e Argjentinës Messi dhe ka thënë që ai duhet ta pranojë “sfidën” që quhet Premier Ligë nëse dëshiron që të rritet më shumë te Borussia Dortmund.

“Ai është unik”, tha Holland Guardian për The Guardian. “Ne kemi biseduar për Messi dhe teknikat unike dhe speciale që ai ka. Çfarë i bën këtë lojtarë nivel i lartë është mentaliteti, ambicia që të rriten çdo ditë dhe të jenë kompetitiv. Ka pasur disa të tillë në Chelsea që ishin të mirë në stërvitje. Futbollist që nuk kishin benifite të mira fizike apo nuk ishin teknikisht mirë, por aspekti mental i tyre i dërgonte ata në një nivel tjetër të paraqitjes. Jude i ka këto atribute mentale”.

“Është një ligë e mirë për t’u zhvilluar Bundesliga. Ndoshta nuk është sfiduese si çdo javë që është Premier Liga. Ai  ndan me lojtarët e tjerë aftësitë e tij dhe në mënyrë të qetë luan me topin jo gjithmonë në limitet e tij, të cilat për një futbollist të ri janë mënyrë e mirë për t’u zhvilluar. Ndikimi i tij në këtë garë, për moshën e tij, është jashtëzakonisht i madh dhe i pazakonshëm”.

Paraqitjet e Bellingham në Katar e kanë rritur vlerën e tij në treg, me presidentin e Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi që ka shprehur së fundi interesin për të. Në fushë, kontributi i tij para golit por edhe në ndërtimin e lojës ka bërë që skuadra e Gareth Southgate të jetë më klinike para golit, pasi që Anglia është skuadra që ka shënuar më së shumti gola , 12, në katër ndeshje.

Tani për tani, Bellingham do të jetë i koncentruar vetëm të një skuadër, pasi që Anglia përballet ndoshta me provën më të madhe në kohën e Southgate, ku të shtunën do të luajë kundër kampionit të Botës, Francës, të cilët kanë po ashtu një superyll të ri që quhet Kylian Mbappe dhe është në super formë.

(Kosova Sot Online )